Subscribe

Nga Kukësi, qyteti me të ardhurat më të ulëta në Shqipëri, kryetari i demokratëve Basha ka akuzuar qeverinë se ka lënë pa ndihmë ekonomike shqiptarët që vuajnë pasojat e pandemisë. Gjatë takimeve me biznesin e vogël në këtë qytet, Basha ka sjellë në vëmendje se Kosova e Maqedonia kanë dhënë shumë më tepër ndihmë për sipërmarrësit gjatë krizës së pandemisë se Shqipëria.

 

“I vetmi vend me ndihëm ekonomike më të ulët në Europë mbetëm ne, dhe kjo ka shkaktuar një vuajtje dhe një dhimbje të jashtëzakonshme në familjet shqiptare në radhë të parë, ju e dini vetë se Kukësi është në krye të listës së varfërisë dhe papunësisë. Dhe pastaj për efekt të uljes së konsumit dhe rënies së të ardhurave natyrisht ndikon dhe tek biznesi.”

 

Basha ka premtuar se pas 25 prillit nëse fiton zgjedhjet fondet e buxhetit do të orientohen drejt familjeve me të ardhura të ulëta e biznesit të vogël.

 

“Do keni një qeveri në krahun tuaj edhe ju, dhe prioritet i qeverisë se ardhshme, prioriteti im do të jetë ndihma për familjet në nevojë, për sipërmarrjen duke nisur nga biznesi i vogël e në veçanti ky lloj biznesi që prodhon prodhime shqiptare.”

 

Prej shtatorit, Partia Demokratike kërkoi që çdo biznes i vogël të merrte një mijë euro nga buxheti i shtetit si ndihmë për të përballuar vështirësitë e krijuara nga pandemia.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *