Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 June 2026
Vizion fokus

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme,...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin...

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal...

“Nga 200 studentë agronomë në vit në 18”, Susaj:...

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”, pedagogu: Më...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia,...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që...

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama të japë...

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur...

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon Berishën: Tradhtar...

Basha apel demokratëve të LSI: Kthehuni në shtëpi, se do të përfundoni si Baftjari

12 Qershor 22:13

Rudina Xhunga:  Ju e quajtët LSI –SHPK  dhe z. Vasili menjëherë ju kujtoi SHPK -në tuaj që  “vodhi 250 milionë euro nga Rruga e Kombit”.

 

Lulzim Basha: E kanë humbur toruan ata të LSI-së, për arsye se e kuptuan që për herë të parë nuk do të jenë në pushtet. LSI  nuk do të jetë në pushtet.

 

Rudina Xhunga: Pse kështu? Pse jeni të sigurt për këtë?

 

Lulzim Basha: LSI nuk do të jetë në pushtet sepse ka abuzuar me pushtetin. Jo vetëm në këto 4 vite, por në 8 vite ka ndërtuar modelin e një partie klienteliste, pa axhendë, pa program që ngjitet pas çdo koalicioni, vetëm për të kapur vende pune dhe i paraprin fushatave  me para në dorë.

 

Ky model do të marrë fund, LSI-ja është bërë simbol i këtij modeli, LSI-ja nuk do të jetë në pushtet pas datës 25 qershor, kjo është 1000% e sigurt. Koalicioni që unë drejtoj do t’i fitojë zgjedhjet dhe ne do të qeverisim sipas një modeli që kurrë më nuk do të ketë vend për aleanca klienteliste dhe matrapazllëqe.

 

Rudina Xhunga: “Do ta  marrësh në telefon Petrit Vasilin pas zgjedhjeve” – ka thënë Meta.

 

Lulzim Basha: “Dream on” thonë anglezët, vazhdo ëndërro.

 

Modeli i LSI-së po ndëshkohet dhe do ndëshkohet me votë dhe unë uroj që ata të gjejnë forcën t’i rikthehen një modeli me të vërtetë parimor. Në qoftë se janë të majtë, siç thonë, atëherë duhet të veprojnë si e majtë dhe jo si një parti që shkon nga fryn era vetëm për të kapur vende pune, për të kapur tendera e koncesione.

 

Rudina Xhunga: Pjesë e marrëveshjes me z. Rama është kjo, që ta lini LSI-në jashtë çdo pushteti?

 

Lulzim Basha: Absolutisht jo. Kjo është pjesë e vendosmërisë time të shprehur prej 4 vjetësh si kryetar i opozitës. Demokratët e Shqipërisë kurrë më të mos kenë dyshim që unë, si kryetar i Partisë do të  bëj ndonjë pazar me LSI-në, sepse në qoftë se ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s’ka pse të mos joshet nga shitblerja e votës me idenë se ne do jemi prapë në pushtet.

 

Sot dua t’i them çdo demokrati e demokrateje, ne nuk do të qeverisim me LSI-në, mos bëni gabimin fatal, përndryshe do të mbeteni si Baftjarë në hauret e Republikës së Vjetër.

 

Rudina Xhunga: Patët një darkë me z. Ilir Meta ndërsa ishit në çadër. Ia thatë këtë gjë?

 

Lulzim Basha: Nuk kam pasur asnjë komunikim jashtë parimeve që i besoj fort, parimeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Qëndrimet e Ilir Metës, pastaj e keni parë se çfarë përfaqëson. Tha që nuk do shkonte në zgjedhje pa opozitën, u regjistrua pa opozitën dhe filloi t’i bënte thirrje demokratëve “votoni për LSI”.

 

Rudina Xhunga: Është hakmarrje, atëherë kjo e juaja.

 

Lulzim Basha: Jo, jo, jo. Nuk jam natyrë hakmarrëse unë, nuk e kam pasur asnjëherë dhe nuk e kam, në karakter hakmarrjen.

 

Por kjo është e vërteta; LSI-ja nuk përfaqëson asgjë, asnjë shpresë për balancim të pushteteve, për frenim të egove.

 

Çfarë bëri me Edi Ramën? E frenoi Edi Ramën në marrëzinë e tij për shkatërrimin e themeleve të ekonomisë, për kanabizimin, për kriminalizimin? Jo. I bëri fresk, sepse i bënte presion dhe pastaj tërhiqej kur merrte koncesionin e radhës, punësimin e radhës, drejtorinë e radhës, tenderin e radhës. Pra, parti tipike klienteliste. I bënte fresk nga mëngjesi deri në darkë, bënte sikur po mbronte interesin publik, pastaj sapo mbyllte pazarin me Ramën, sapo merrte thelën e tepsisë, dridhe Like. Kështu ka ndodhur, për të gjitha aferat e mëdha.

 

Rudina Xhunga: Meta qëndroi deri në fund, i palëkundur nga ideja që opozita të merrte pjesë në zgjedhje.

 

Lulzim Basha: Tha nuk do marr pjesë, por pastaj u regjistrua dhe e filloi t’i bëjë thirrje demokratëve “votoni për LSI”. Ky ishte projekt i atij dhe i Ben Blushit se ndryshe nuk shpjegohet sesi u hidhëruan kaq shumë kur u regjistrua opozita. Kishin bërë plan të kapnin deputetë qyl dhe me deputetë qyl t’i bënin presion Edi Ramës për tepsinë e pushtetit. E gjitha, Rudina, është llogari e Republikës së Vjetër, llogari pushteti.

 

Rudina Xhunga: Ju kanë ikur njerëz tek LSI-ja, jeni i qartë besoj?

 

Lulzim Basha: Po, LSI-ja ka përfituar nga qëndrimet e paqarta të Partisë Demokratike.

 

Rudina Xhunga: Të paqarta të tuajat?

 

Lulzim Basha: Edhe të miat, pse jo. Edhe unë kam përgjegjësinë time për fushatën e 2013-ës.

 

Ata thanë ne mund të qeverisim prapë me PD-në, hajt se me PD-në do jemi, jepni një votë këtej, jepni ndonjë votë andej. Kjo padyshim ka shkaktuar amulli dhe kjo amulli merr fund tani. Me Partinë Demokratike, me opozitën, me Republikën e Re, LSI-ja nuk ka më asnjë shans të hyjë në matrapazllëqe dhe pazare. Çdo demokrat i tjetërsuar, i skllavëruar me teserën e LSI-së, apo me vend pune nga LSI-ja, tani ka shansin të rikthehet në shtëpinë e tij, në shtëpinë e saj, e presim zemërhapur, nuk kemi asnjë zemërthyerje për çfarë ka ndodhur se edhe ne kemi përgjegjësitë tonë që i pranojmë.

 

Por ama janë të paralajmëruar, ky është momenti të kthehen në shtëpinë e tyre, përndryshe në haur me Baftjarët e Republikës së Vjetër.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Demorkate Dritare LSI Lulzim Basha

Nga e njëjta kategori

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme, fiton sërish Edi Rama

më shumë...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kollegëve të mi, tradhtuan studentët! Kam dashur t’i jap fund jetës

më shumë...

“Nga 200 studentë agronomë në vit në 18”, Susaj: Ja çfarë më irriton në sistemin arsimor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:14

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje...

9:55

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës,...

9:51

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do...

9:30

“Nga 200 studentë agronomë në vit në...

9:25

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”,...

9:17

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën?...

8:29

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht...

8:20

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama...

8:07

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për...

7:48

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon...

7:35

Miratohet me 84 vota amnistia penale

7:32

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish...

7:12

“Po paraqesin video të rreme për protestat”,...

6:37

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive...

6:30

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë...

6:19

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të...

6:12

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në...

5:55

U ekzekutua pasi shau Putinin, arrestohet një...

5:39

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:34

BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.