E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha akuzon Ramën: Sulm rrugaçëror kundër liderëve politikë të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në Samitin e Shengenit Ballkani, kundrejt politikanëve në Kosovë.

 

Reklamë

Kryedemokrati përmes një postimi në rrjetet sociale e ka cilësuar deklaratën e Ramës si “sulm rrugaçëror kundër liderëve politikë të Kosovës”.

 

Nga ana tjetër Basha theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe se Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj.

 

“Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama! Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë