E shtunë, 3 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha akuzon Ramën: Po përdor situatën e COVID për qëllime politike

Lideri i opozitës Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin e vetëm për rritjen e shifrave te infektimeve dhe situatën e vështirë, ku ndodhet vendi. Pak minuta pas konferencës për shtyp të shefit të qeverisë, Basha ka sjellë në vëmendje së masat për të shmangur përhapjen e koronavirusit duheshin marrë kohë më parë.

LULZIM BASHA

Reklamë

KRYETAR I PD

“Ka pasur 8 vite kohë të plotësonte premtimin e tij për shëndetësi falas. Le t’i drejtohemi çdo shqiptari sot: Ku është shëndetësia sot? Ku është shëndetësia falas? Ku kanë shkuar paratë e taksave të shqiptarëve? Taksat i kanë paguar, taksat janë rritur, faturat janë rritur. Pandemia e nxori zbuluar dështimin total të Edi Ramës me shëndetësinë. Pse? Sepse paratë që u ka marrë shqiptarëve ua ka çuar PPP-ve dhe koncesioneve korruptive në shëndetësi.”

Sipas Bashës, pandemia e koronavirusit tregoi dështimin e qeverisë socialiste me shëndetësinë.

“Ka vetëm një njëri përgjegjës pse ka ardhur situata këtu pasi i mbajti shqiptarët 3 muaj në karantinë. Është njeriu i cili  refuzoj të bënte testime. Edhe sot po të shikoni përqindja e pozitivitetit në testime është në shifra rekord për Europën, pse? Sepse Edi Rama gjatë gjithë kohës së pandemisë ka ndjekur një filozofi, ta përdorë pandeminë politikisht dhe financiarisht dhe të fshehë të vërtetën para shqiptarëve.”

 

Por 2 muaj para zgjedhjeve, Basha iu ka bërë apel qytetarëve se e vetmja zgjidhje për këtë situate është vota në 25 prill në mënyrë që PD te nise zbatimin  e programit te saj.

“Së pari, stabilizimi i situatës. Rrogat për mjekët dhe infermierët, pagat për mjekët dhe infermierët në mënyrë që të  ndalim largimin e tyre masiv jashtë shtetit. Shtimi i numrit të mjekëve dhe infermierëve përmes shtimit të kapaciteteve trajnuese dhe krijimin e një fakulteti të ri mjekësie. Parimi që paraja ndjek pacientin që do të thotë karta e pacientit në mënyrë që pacienti të jetë në gjendje ta marrë shërbimin aty ku dëshiron”

Kryetari i PD Basha i është kundërpërgjigjur rivalit politik Rama edhe në lidhje me komentet për videot e postuara në rrjetet sociale.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë