Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha shpalli sot nga foltorja e parlamentit refuzimin që sipas tij Gjermania i ka bërë hapjes së nëgociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

 

Ky tha Basha, është një lajm i hidhur për shqiptarët e që po tentohet të fshihet nga kryeministri Rama.

 

“Rama mbreme eshte informuar per nje ngjarje te hidhur e te tmrrshme per fatin e negociatave: ka ardhur te beje te padityrin e te manipuloje ate permes mediave te kapura per gryke: mbreme vetem 24 ore pas samitit franko-gjerman, “SCU” dhe “CDU” aleatet dhe “PPE” dhe social demokratet gjermane dhe aleatet e PS, kane rakorduar qendrimin e tyre per hapjen e negociatave.”

 

Vendimi negativ i qeverisë gjermane sipas bashës, erdhi pasi rama ka gënjuer dhe nuk i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli.

 

“Ashtu si Edi Rama e di fare mire, lajmi eshte me i keqi: shqipeia nukj e  meriton: eshte verdikti gjerman i mazhorances dhe qeverise: Edi Rama ka genjyer: nuk i ka bere detyrat se Shqiperia nuk i ka plotesuar kushtet per hapjen e negociatave. Ne kete rezolute i vendosen jo vetem kushte por edhe mekanizem kontrolli. Kjo eshte ngjarje dramatike per Shqiperine. I meritojme negociatat por po mbahemi peng.”

 

Por ndërsa Basha flet për qëndrim negativ të qeverisë gjermane, draft rekomandimi i bërë gati për tu diskutuar në mbledhjen e ministrave të jashtëm dhe të cështjeve europiane ne 24 qershor, bën fjalë për hapje të negociatave, por pa një datë konkrete. Ky dokument nuk është përfundimtar, e pritet të të finalizohet vetëm në mbledhjen këshillit evropian ne 28 dhe 29 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *