E premte, 25 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Politikë

Basha: 9 maji, Dita e Europës, ne jemi lëvizja proeuropiane e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se sot është 9 maji, Dita e Europës, dita e lirisë, dita e fitores së të mirës mbi të keqen, të vërtetës mbi gënjeshtrën, të së drejtës mbi krimin.

Në një postim në Facebook pasditen e së martës kryetari i PD-së Basha në vijim shprehet se,  “Kjo është ditë e shënuar për Europën, është ditë e shënuar për shqiptarët. Sot unë ndjehem i nderuar që jam pjesë e bashkimit më të madh qytetar për zgjedhje të lira e të ndershme, bashkimit më të madh proeuropian e proamerikan që ka njohur Shqipëria dhe Ballkani”.

“Ne jemi lëvizja proeuropiane e Shqipërisë!#ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe”, shkruan Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë