E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: 30 Qershori është varreza politike e Edi Ramës!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se 30 qershori është “varreza politike” e kryeministrit Edi Rama.

 

Kryedemokrati përmes një statusi në rrjetin  social Facebook, shkruan se shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën “Për Shqipërinë si gjithë Europa”.

 

Reklamë

Gjithashtu në statusin e tij ai bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e 21 qershorit.

 

“30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas! #21qershor”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë