Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs deklaroi se barriera me tela, e ndërtuar në kufirin me Serbinë për parandalimin e hyrjes së refugjatëve në vend do të pajiset me rrymë elektrike.

 

Në një deklaratë për agjencinë zyrtare hungareze të lajmeve, MTI, Kovacs theksoi se barrierat e telave të ndërtuara në kufirin serbo-hungarez nuk do ta mbrojë vetëm Hungarinë duke penguar valën e refugjatëve, por edhe Bashkimin Evropian.

 

Sipas Kovacs, barriera me gjatësi prej 150 kilometrash është planifikuar të përfundojë deri më 1 maj dhe do të pajiset me kamera termale dhe pajisje të tjera teknologjike.

 

“Në saje të teknologjisë së avancuar, barriera do të pajiset edhe me rrymë elektrike, por pa rrezik për jetën. Ky sistem do t’i informojë qendrën dhe rojtarët se në cilën pikë refugjatët janë duke u përpjekur ta kalojnë kufirin”, tha Kovacs.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *