Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka bërë me dije pas mbledhjes së qeverisë se lista e barnave e rimbursueshme për vitin 2024 do të jetë gati së shpejti për pacientët. Listë për tre vite me radhë nuk ka ndryshuar, çka do të thotë që qytetarët nuk kanë pasur barna të reja duke i siguruar në rrugë të ndryshme.

“Ministria e Shëndetësisë bashkë me Fondin e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor janë duke punuar për të sjellë listën e re të barnave të rimbursueshme për 2024. Strukturat përkatëse po bëjnë kalkulimet e nevojshme pas sjelljes së ofertave të kompanive farmaceutike për të adresuar problematikat, për mungesën e barnave të caktuara dhe për ti ardhur në ndihmë popullatës me barna të rimbursueshme. Procesi pritet të përfundoj shpejt”, tha Koçiu.

Ndërsa për projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që do i hap rrugë lindjeve me teknikat e riprodhimit të asistuar in-vitro, ministrja Koçiu u shpreh se do rregullojë shëndetin riprodhues sidomos tek të rinjtë. Por drafti i ministrisë së

Shëndetësisë edhe pse ende është në fazën e konsultimit publik ka hasur kundërshti të shumta nga opozita.

“Vjen në vazhdën e politikave shëndetësore e sociale. Ndërkohë edhe të rregullojmë shëndetin riprodhues, nënkuptoj këtu mënyrën si organizohet, si funksionon dhe si monitorohet ky lloj shërbimi në Shqipëri. Është ligj rregullator. Do i nënshtrohet konsultimit publik për periudhën e parashikuar nga legjislacioni. Për të sjellë një kuadër rregullator bashkëkohor sipas standardeve evropiane”, tha ministrja.

Ndërkohë u miratua marrëveshja e bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe asaj zvicerane që do të asistojë strukturat e shëndetësisë sa i takon emergjencave shëndetësore./Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *