Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten fluturimet

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe...

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e...

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

Bare: S’ka zgjedhje të parakohshme, opozita e papërgatitur edhe për ato të 2021-it

19 Dhjetor 20:54

Paketa antishpifje, hyrja në fuqi e SPAK dhe reforma elektorale janë temat e aktualitetit.

 

Shumica dhe opozita e përshendetën nisjen e punës së SPAK, ndërsa për temat e tjera ndarja mbetet, sidomos për paketën antishpifje

 

Për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këto tema në studion e lajmeve qendrore në Vizion Plus ka qenë deputeti i Partisë Socialiste Besnik Bare.

 

Sipas deputetit ngritja e SPAK është një tregues se opozita nuk ka më kthim pas.

 

Kemi parë një ndarje të thelle mes opozitës dhe mazhorancës për reformën në drejtësi, por sot opozita e përshëndeti ngritjen e zyrës së prokurorëve të SPAK. Çfarë mund të themi për këtë qëndrim?

 

Unë do të thoja vetëm një shprehje për këtë qëndrim, “kërcen prifti nga belaja”, dhe kjo lidhet me faktin se kemi tre vjet që pengohet reforma në drejtësi, kemi tre vjet që vihen shkopinj nën rrota dhe s fundi ndodhi kjo që ndodhi dhe uroj që të jetë e sinqertë. Për mendimin tim kjo ndodhi ashtu siç detyruan 140 deputetë për të iniciuar reformën në drejtësi faktori ndërkombëtar. Fakti që faktori ndërkombëtar është këmbëngulës e konsideron një nga momentet më të rëndësishme të tranzicionit të zgjatur shqiptar gjë që është mbështetur dhe është fakt edhe nga mazhoranca, tregon qartë se opozita që është sot jashtë parlamentin e ka treguar që nuk ka kthim pas, dhe në këto rrethana nuk mbetet gjë tjetër vetëm të duartrokasë.

 

 

Paketa antishpifje është një tjetër çështje që e ka ndarë opozitën dhe shumicën, ka një opinion që në fakt që shumica mori mbi vete një njollë duke miratuar këto ndryshime ligjore.

Unë do të thoja se shumica në Shqipëri është populli dhe do të ishte mirë që media të bënte një sondazh. Cili është problemi në në vend, problemi i lirisë së shtypit apo problemi lajmeve të shtrembura që krijojnë drama, problematikë etj. Ligji aktual, do të doja që të pyeten gazetarët e kanë lexuar draftin apo jo dhe po të thosha se po ta kishin lexuar do ta kenë vënë re se ai ka ndryshuar goxha. Edhe forma fillestare nuk ishte unike për Shqipërinë por analoge për shumë vende që kanë adaptuar një legjislacion të tillë. Zhvillimi i internetit ka suksese të jashtëzakonshme pasi në nivel global ka sjellë dhe probleme të jashtëzakonshme, në përgjithësi, interneti, ekspozimi publikimi, interneti, ekspozimi ndaj krimit, pedofilisë dhe pornografisë. Kjo është bërë një problematikë globale dhe mendoj se ky ligj i rregullon këto problematika, insistoj në këtë fakt se në Shqipëri nuk ka problematikë të mungesës së lirisë dhe fjalës së lirë dhe ne e shikojmë këtë në raport me mazhorancën. Ne shikojmë se në shumicën e televizioneve shqiptare anetemohet mazhoranca, dhe ky e shikojnë ne se cili është anetemuar kryeministrin apo tjetrin. Në këtë rrethanë unë do të thosha se sensibiliteti i popullit lidhet me fakte të tjera. Para disa ditës ndodhi një vdekje tragjike dhe ne lexuam lajmin që një çift është helmuar me fostoksinë, por në të vërtetë pa u vertetuar. Ky lajm krijon një konflikt në familje mes njërës palë dhe palës tjetër. Kemi rasten “Babalja” është një fakt tjetër, dhe në 21 janar u hap lajmi se katër veta janë vrarë me thika dhe me cadra pistoletë, atëherë a mban njeri përgjegjësi për këtë lajm? Të gjitha këto janë një konfuzion në raport me lirinë dhe problematika në Shqipëri nuk është liria e shprehjes dhe e shtypit, ajo që dua të them është se problem është shtrembërimi i lajmëve dhe futja në qorrsokak marrëdhënia brenda familjes marrëdhënia brenda politikës etj.

 

Reforma elektorale ishte një angazhim i shumicës se do të mbyllej brenda dhjetorit, por që duket se nuk është mbajt. Duket sikur angazhimet e marra nuk janë përmbajtur dhe duket sikur hapja e negociatave duket sikur u largua në kohë.

 

Nuk besoj se keni dyshim se vonesa edhe në këtë proces është për faktin se opozita ka dalë nga parlamenti nuk pranon të ulet në tavolinë dhe jep disa konsiderata të përgjithshme dhe nuk vjen me element konkretë për të nisur mekanizma konkretë që i shërbejnë kësaj reforme, unë mendoj se opozita nuk është e përgatitur edhe për të pasur zgjedhje edhe në 2021 jo më të ketë zgjedhje të parakohshme.

Posted Under:
Intervista e ditës Politike
Tagged:
Bare Mazhoranca opozita SPAK

Nga e njëjta kategori

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren: Çfarë nuk na vret, na bën më të fortë

më shumë...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e një populli nuk mund të shlyhen

më shumë...

Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë e madhe e kombit shqiptar

më shumë...

Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi do të jetë suksesi ynë i përbashkët, më shumë përparim për Shqipërinë dhe një Evropë më e bashkuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:06

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten...

9:01

Ende tym në Frakull të Fierit, futen...

8:22

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump...

8:17

Si do të jetë koha për ditën...

8:14

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shtator...

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

6:46

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne...

6:36

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet...

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.