Subscribe

Drejtuesi Politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi i bëri thirrje PS që të caktojë numëruesit, me qëllim që procesi të mos vonohet më.

 

Në një dalje për mediat, Bardhi tha se numërimi i votave në Elbasan duhet të jetë i qetë.

 

‘Të jeni të sigurt se sot çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur një dritë të re shprese për vete dhe për familjen. Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve. Unë sapo bëra thirrje për të nisur sa më parë procesin e numërimit, një proces model korrekt të numërimit. Ftoj PS të caktoj numëruesit për KZAZ-të dhe të nisë sa më parë procesi i numërimit, t’i ofrojmë Elbasanit në proces të qetë dhe korrekt. Kjo e sotmja është një fitore e madhe për Shqipërinë dhe për Elbasanin, ftoj PS-në që të caktojë numëruesit dhe të nisë në mënyrë më korrekte të mundshme procesin e numërimi.”

 

Më parë, Taulant Balla nga PS deklaroi se socialistët kanë korrur një fitore historike në këtë qark.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *