Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me tryezën e parë të reformës zgjedhore e cila u mbajt këtë të martë.

Bardhi deklaroi se propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë.

 

1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera.

2.Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim.

  1. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

 

Sekretari i PD-së, shtoi sre përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS.

 

Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve.   Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *