E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bardhi: Rama ricikloi të korruptuarit me lëvizjet në qeveri

Ndryshimet e fundit në qeveri kanë sjell reagimin e Partisë Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi tha se ndryshimet në cabinet janë vetëm riciklim i të korruptuarve për shkakt të luftës së brendshme për pushtet.

 

Nuk ka ndryshime në qeveri, ka riciklim të të korruptuarve për shkak të luftës mes klaneve në pushtet. Edi Rama është i lodhur, i vjetëruar, pa ide, pa ekip dhe i pafuqishëm për të ndaluar këtë luftë që dobëson ekonominë për interesa privatë. Në vend që të ndihmojë financiarisht dhe të rrisë punësimin për shqiptarët, Rama u siguron punë vetëm miqve të tij.

Reklamë

 

Bardhi shton se kryeministri Edi Rama është një dështim.

 

Ai është i paaftë të ndryshojë gjërat dhe vazhdon të bëjë keq e më keq. Vendit nuk i duhen arnime të vjetëruara, por i duhet ndryshim. Prej 8 vitesh Edi Rama ka ofruar veç dështime dhe një qeveri që kujdeset vetëm për veten. Mjaft më! Është koha për të sjellë ndryshimin dhe shpresë të re në Shqipëri. Është koha për të zgjedhur një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë