Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi heqjen e mandatit për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Ai deklaroi se ky vendim duhet të merret pas vendimit të prokurorisë, që sipas tij, ju dha të drejtë demokratëve.

“4 muaj më parë PD, i kërkoi prokurorisë të verifikojë se mandati i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Mat, Agron Malaj, është i paligjshëm. Pas 4 muajsh zvarritje, prokororia na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë. Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin. Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat. Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dekriminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar”, tha Bardhi në “Facebook”.

Prokuroria e Përgjithshme, në vendimin e saj, pranoi se Agron Malaj është i dënuar për armëmbajtje pa leje. Këtë dënim, sipas demokratëve, ai e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit dhe prandaj nuk duhet të vijojë detyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *