E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bardhi nga Fieri: Qytetarët janë të zhgënjyer, t’u kthejmë shpresën

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi premtoi se me ardhjen në pushtet të demokratëve, gjërat për qytetarët do të ndryshojnë. Në një takim me banorët e Fierit, Bardhi u shpreh se qytetarët janë të zhgënjyer e të pasigurt, prandaj kanë nevojë për ndryshim.

 

Reklamë

“Gjatë takimeve në Fier, Divjakë, Roskovec dhe Patos, gjeta biznese pa konsumatorë, konsumatorë të frikësuar, qytetarë të zhgënjyer dhe të pasigurt për të ardhmen e tyre. Qytetarët e qarkut Fier ndjehen të tradhëtuar nga Partia Socialiste që ata kanë votuar në shumicë historikisht. Për ne demokratët nuk ka detyrë më të madhe sesa t’u kthejmë qytetarëve shpresën dhe besimin. Për këtë, qytetarët nuk duhet të braktisin vendin, por duhet të braktisin Edi Ramën, qeverisja e të cilës në këto 6 vjet ka sjell vetëm varfëri, hajdutëri dhe pasiguri.”

 

Reklamë

Një tjetër arsye që Gazment Bardhi renditi për rrëzimin e qeverisë është edhe mbizotërimi i krimit, sipas tij, në vend, që ka dëmtuar konkurrencën e lirë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë