E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bardhi me fermerët: Ne do të japim subvencion direkt, pa burokraci

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u takua këtë të martë me fermerët në Klos të Cërrikut.

 

Teksa dëgjoi ankesat e tyre, ai u premtoi subvencion pa shumë procedura dhe pa kritere përjashtuese.

 

Reklamë

Bardhi tha se PD do të vendosë në dispozicion 100 milionë euro çdo vit për mbështetjen e fermerëve.

 

“Jo vetëm nuk i mbështesin fermerët, por edhe i tallin duke i lodhur me letra e burokraci pa fund, që janë jo pak shpenzime, dhe në fund i refuzojnë, pasi kanë vendosur kritere për të favorizuar miqtë e tyre. Vëri këmbën në fyt fermerit e punëtorit që të ngrenë krye ca horra. Kjo ka ndodhur prej 8 vitesh. Kjo do të marrë fund me 25 prill. Të bëhemi bashkë e t’i japim zgjidhje. Socialistë e demokratë, se e kemi hallin të përbashkët. Ne kemi një plan që jep subvencion direkt, pa kritere përjashtuese e pa burokraci, mjafton vetëm karta e identitetit. Secili do të marrë mbi bazën e prodhimit. Janë 100 milionë euro që do të jepen çdo vit. Aq sa nxjerr në serë, në arë, aq do marrësh”, tha Bardhi.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë