Drejtuesi Politik i PD për Elbasanit, Gazment Bardhi kërkoi nga gratë e Cërrikut që të japin ndihmesën e tyre në fitoren e opozitës në 25 prill.

 

Teksa për kryeministrin Edi Rama tha se ka humbur qetësinë, Bardhi shtoi ka ardhur momenti për të bërë ndryshimin.

 

“Roli juaj në zgjedhje është i pazëvendësueshëm. Ju bëni disa punë që ne burrat nuk i bëjmë dot, dhe nuk na ngjit fjala aq shumë sa ju ngjit juve. Kështu që na duhet shumë ndihma juaj gjatë këtyre 20 ditëve, kanë ngelur shumë pak, prandaj na duhet shumë punë, por jemi drejt atij objektivi që kemi të gjithë bashkë. Dhe kur unë them drejt atij objektivi, nuk flas për objektvin kombëtar, se mjafton të shohësh Edi Ramën në televizor që ta kuptosh se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Ai ka humbur qetësinë nuk e di se çfarë flet, herë pas herë është edhe i zverdhur në fytyrë, se nuk ka hallin e thjesht që po humb karrigen, por po humb edhe disa garancitë që i siguronte ajo karrigia, se ai e di se çfarë e pret pas 25 prillit. Ne do të duhet të dalim fitimtar edhe këtu në Cerrik edhe në të gjithë qarkun e Elbasanit. Këtë e kemi në dorë të gjithë ne bashkë. Nëse këto ditë flasim me këdo, pa i paragjykuar dhe i tregojmë me zemër dhe me mendje atë që realisht ndjejmë, nuk ka nevojë për të bërë politikë, mjafton të rrëfejmë atë që ne ndjejmë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *