Vetëm pak çaste pas reagimit të socialistit Damian Gjiknuri për propozimet e PD për reformën zgjedhore, erdhi erdhi përgjigjja e demokratëve. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ktheu përgjigje në “Facebook” Gjiknurit, ku akuzoi mazhorancën se nuk do reformë zgjedhore të vërtetë.
 

“Edi Rama dhe Damian Gjiknuri kanë të drejtë që shqetësohen pse Lulzim Basha dhe opozita luftojnë për forcimin e demokracisë në vend, sundimin e ligjit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ata janë krejt e kundërta e kësaj. Ata kanë ndërtuar shtetin privat, që dhunon qytetarët dhe pasuron e mbështet “çunat problematikë”. Vizioni dhe alternativa jonë është për shqiptarët dhe jo për Edi Ramën, Damian Gjiknurin dhe, aq më pak, për “çunat e tyre problematikë”! Për këta kemi një tjetër alternativë: Zotimin se kushdo do të mbajë përgjegjësi për çdo krim shtetëror apo elektoral që kanë kryer në të shkuarën. Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Rilindja, janë të VETMIT që nuk duan Reformë të vërtetë Zgjedhore.”

 

Numri dy i selisë blu premtoi se me anë të reformës zgjedhore PD do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme e do të shembë modelin e shtetit privat.

 

“Ne do ta shembim modelin e shtetit privat të Edi Ramës dhe do të ndërtojmë një sistem që punon për njerëzit dhe i jep pushtet njerëzve. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të përmbylljes së Reformës Zgjedhore në afatin e përcaktuar. Për këtë kemi bërë propozime konkrete dhe do të vazhdojmë të bëjmë propozime konkrete, që garantojnë standardet për zgjedhje të lira e të ndershme, përfshirë edhe në takimin e rradhës së ditës së hënë.”

 

Lulzim Basha propozoi këtë të premte reformën radikale të sistemit zgjedhor. Por sipas Gjiknurit, synimi i PD është sabotimi dhe dështimi i tryezës së reformës zgjedhore përpara datës 15 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *