Bardhi i kërkon Ramës të shkarkojë Veliajn: Kryeministri presion drejtësisë
Opozita kërkon shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë seqancës plenare ditën e sotme, deputeti demokrat Gazmen Bardhi i kërkoi Ramës që të shkarkojë Veliajn. Ai tha se Rama po ushtron presion ndaj drejtësisë.
Bardhi: Të bësh avokatinë e një njeriu të korruptuar, kryetar kriminel i Bashkisë së Tiranës, do të duhet që Rama ta shkarkonte kryekriminelin që mban peng zyrën e Bashkisë së Tiranës. Bashkia është e qytetarëve, kjo seancë nuk mund të shkojë në normalitet, kjo seancë duhet të ketë vetëm një diskutim, zbatimin e ligjit nga kryeministri për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
E kuptoj që ia e tmerron për shkak të informacioneve që ka dhe premtimin publik që ka bërë se do ta marrë edhe kryeministrin me vete. Rama i ka kërkuar ILD, duke kërcënuar gjyqtarët me shkarkim, sipas ligjit për qeverisjen vendore, çdo kërkesë ë për të kryer hetime dhe inspektime ndaj gjyqtarëve e prokurorëve jashtë procedurës së ligjit sjell përgjegjësi sipas ligjit. Duhet të dënojmë veprimin kriminal të Ramës që përmes vëllait të ish-ministres së vet kërkon të ushtrojë presion mbi gjyqtarët dhe prokurorët.




