E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bardhi: Edhe pse i shpallur non-grata në SHBA, Dako vijon dhe merr vendime në PS

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një fotografi nga Kongresi i Partisë Socialiste, ku shfaqet edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

 

Përmes një statusi në “Facebook”, Bardhi shprehet se edhe pse i shpallur non-grata nga SHBA-të, Dako vijon dhe merr vendime në PS.

 

“Vangjush Dako non grata në SHBA dhe nën hetim për vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me bandën e trafikantëve nderkombëtare të drogës dhe qënieve njerëzore, vazhdon dhe merr vendime në PS e Edi Ramës dhe është në krye të vendit. Pavarësisht fasadës dhe ngjyrave, Partia Socialiste me Edi Ramën mbetet një parti e kriminalizuar, që ka në drejtim dhunuesit e grave”, shkruan Bardhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë