Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi kërkon nga prokuroria që të kryejë një hetim të plotë për atentatin në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Për Bardhin, ajo që ndodhi këtë të mërkurë është përgjegjësi e Taulant Ballës.

“Konflikti politik i nxitur nga Partia Socialiste që prodhon tension cdo moment, në përpjekjen për të mbajtur pushtetin me cdo kusht, dhe për të mos lënë qytetarët të votojnë të lirë, nuk ndihmon Elbasanin, nuk e ndihmon procesin zgjedhor, nuk e ndihmon Shqipërinë dhe shqiptaret qe jane te etur per ndryshim. Ajo që ka ndodhur sot është drejtpërdrejtë përgjegjësi e Taulant Ballës. Angazhimi i eksponentëve të krimit të organizuar në zgjedhje dhe nxitja për të kryer krime elektorale është përgjegjësi e tij. Ai po ben cdo gje te paligjshme, qe te ruaje privilegjet, qe te ruaje pushtetin e tij personal. Taulant Balla nën panikun e humbjes po bashkepunon me bandat e tij, ne perpjekje per te organizuar si ne zgjedhjet e kaluara strukturat kriminale te blerjes se votes.”

Sa i përket autorit të dyshuar Arbër Paplekaj, Bardhi mohoi që të jetë shoqëruesi i tij, por pranoi se është pjesë e Struktures së PD për Mbrojtjen e Votës.

“Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im, sic u dezinformua me dashje media. Unë jam prej ditës së parë në fushatë i shoqëruar nga të rinjtë dhe nga ekipi im, dhe nuk kam nevojë për badigardë. Por po, ai është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Sipas informacioneve tona, si njohës i ligjit, menjëherë pas ngjarjes, është dorëzuar vetë në polici, për të sqaruar rrethanat e plota dhe për tu vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *