Partia Demokratike është shprehur se takimet e kryeministrit Edi Rama me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit nuk janë gjë tjetër vetëm se shfaqje të shëntuara spektakli.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi përmes një postimi në Facebook, shkruan se kryeministri është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm.

 

Sipas tij në javën e tretë pas tragjedisë  Rama hesht për përgjegjësitë direkte të Komitetit të Emergjencave, të drejtuar prej tij dhe të Bashkisë së Krujës. Gjithashtu ai i bën thirrje prokurorisë që të veprojë në lidhje me këtë ngjarje.

 

“Spektakli i shëmtuar i Edi Ramës në Thumanë me shtëpitë që i ka detyrim ligjor për t’i ndërtuar është i papranueshëm dhe nuk e shpëton dot atë dhe bashkëpunëtorët e tij nga përgjegjësia morale, politike dhe penale. Ai është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm. Në javën e tretë pas tërmetit, Edi Rama hesht për përgjegjësitë direkte të Komitetit të Emergjencave, të drejtuar prej tij dhe të Bashkisë së Krujës, përse banorët e pallateve të shembura në Thumanë u lejuan të jetojnë aty pas tërmetit të 21 Shtatorit.

Edi Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë permbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 Nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas 21 Shtatorit.

Prokuroria duhet të veprojë menjëherë!

#DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *