Një tren ka dalë nga shinat në Barcelonë, duke lënë të paktën 48 të plagosur, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, në stacionin “Francisa”, në qendër të qytetit spanjoll.

 

18 persona u dërguan me urgjencë në spilal, ndërsa mjekët raportojnë se disa prej tyre janë në situatë kritike. Shumë të tjerë po mjekohen në vendin e aksidentit, ndërsa mes të plagosurve ndodhet edhe drejtuesi i trenit.

 

Policia ka mbyllur linjën hekurudhore ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet e daljes nga shinat. Treni po vinte nga një fshat e sipas raportimeve, ai nuk frenoi dot kur hyri në stacion, duke goditur platformën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *