Barcelona i bën ballë Realit me 10 lojtarë

Barazim ne El Klasiko edhe pse 4 gola dhe shume emocione.
Barcelona e shpallur kampione e Spanjës kohë me parë arriti te rezistonte ndaj Realit 2-2 ne Kamp Nou edhe pse katalanasit luajtën një pjese loje me një lojtar me pak.
Vendasit e filluan mire takimin duke gjetur golin qe ne minutën e 10 me Luis Suarez. Por avantazhi zgjati vetëm 4 minuta kur Kristiano Ronaldo ktheu gjithcka ne baraspeshe.
Te zotet e shtëpisë u goditen ne fundin e pjesës se pare kur Serxhi Roberto mori karton te kuq pas një ndërhyrje te gabuar.
Gjithsesi kampionet e saposhpallur te Spanjës gjeten forcat dhe me fillimin e pjesës se dyte Leo Messi arriti te konkretizonte një aksion duke kaluar përsëri ne avantazh skuadrën e tij.
Madrilenet duhej te prisnin deri ne minutën e 72 për te barazuar shifrat kur Gareth Bale pas një pasimi te Asensio mposhti portierin Tershtegen.
2-2 rezultati përfundimtar me Barcelonën qe vazhdon te mbetet e pamposhtur ne La Liga ndërsa Reali tashme i afrohet me tre pike vendit te dyte kur ka edhe 3 ndeshje për te zhvilluar.




