Zgjati katër orë mbledhja e bordit drejtues të Barcelonës ku janë diskutuar zgjedhjet e ardhshme për Presidencën e klubit, por në mënyrë të vecante edhe trajneri.

Ndonëse nuk ka ende një komunikim zyrtar, mësohet nga mediat iberike se  shumica e 14 anëtareve të bordit drejtues të klubit mbështesin ardhjen në krye të stolit të Ronald Kuman.

Në janar të këtij viti, trajneri I përfaqësueses se Holandës e refuzoi Barcelonen pasi donte të luante Europianin 2020 me tulipanet.

MIrëpo tashmë presioni është kaq I madh I Barcës, saqë mesa duket Kuman është dorëzuar për të pranuar kështu oferten e klubit katalanas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *