E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Barcelona fiton në frymën e fundit ndaj Rayo Vallecano

Barcelona mbajti distancën ne krye me ndjekësit me te afërt edhe pse me një fitore ne fundin e takimit ndaj Rajo Vajekano ne javën e 11 te La Liga.

 

Pavarësisht një ndeshje te rëndësishme ne mesjavë ne Champions ndaj Inter, tekniku Valverde hodhi ne fushe te gjithë titullarët ne stadiumin De Vallecas te Madridit dhe u duk një ndeshje e lehte për katalanasit kur ne minutën e 11 Luis Suarez gjeti rrjetën për skuadrën e tij.

 

Reklamë

Madrilenët reaguan menjëherë dhe pas 35 minutave loje kthyen gjithçka ne baraspeshe me Pozo.

 

Pjesa e dyte nisi ne një makth te vërtetë për Barcelonën qe ne minutën e 57, e pa veten për here te pare ne disavantazh pas golit te Garcia.

 

Për minuta te tera miqtë ne vështirësi ndersa mund te kishin pësuar edhe golin e trete ne minutën e 68 nëse Imbula do te ishte me i kujdesshëm.

 

Gjithsesi ne minutat e fundit katalanasit përmbysën gjithçka.

 

3 minuta nga fundi Dembele barazoi shifrat ndërsa uruguaiani Luis Suarez pas një krosimi te Serxhi Roberto shënoi golin e fitores ne minutën e 90 për Barcelonën , një rezultat qe nuk ndryshoi deri ne fund.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë