Barcelona mori një barazim 0 me 0 në Torino ndaj Juventusit dhe arriti të kualifikohej para kohe për në 16 më të mirat e Europës. Në supersfiden e grupit D të Uefa Champions League, transmetuar në Tring, Katalanasit ia dolën të rrëmbejnë një pikë, që i mban të parët me 11 pikë, 3 më shumë se Juventus dhe 4 më shumë sesa Sporting Lisbone i vendit të trete, që do të jete mysafiri i fundit në Camp Nou, në fazën e grupeve. Sinjalin e parë të ndeshjes e dha Duglas Kosta ndërsa Barcelona pa Messin, që e nisi ndeshjen nga stoli, i shkoi afër golit me Rakitic, gjuajtja e të cilit përfundoi në shtylle. Deri në fund të pjesës së parë pati disa ngacmime në të dyja portat por momenti më i mirë i takoi Dybalës në minutën e 44. Aktivizimi i Messit në minutën e  56 i jep Barcelonës  me shumë alternativa në fazën ofensive, por ne një rast të inspiruar nga argjentinasi, Dinje dhe Suarez nuk shënuan dot. Momentet më të mira në shtesën e pjesës së dytë i patën bardhezinjtë me Dybala dhe Benatia, por pa shënuar dot golin e kualifikimit. Tani Juventus duhet të fitoje ne Greqi në takimin e fundit për të shmangur surprizat e pakëndshme, duke qenë se Sporting Lisbone  mundi Olimpiakos 3 me 1 në fushën e vet me dopieten e Bast Dost dhe një gol të Bruno Sezar.

 

Ndërkohe ne grupin C, në ndeshjen e transmetuar në Vizion Plus, Atl.Madrid mundi Romen në shtëpi 2 me 0 dhe mban gjallë shpresat për kualifikim edhe pse gjerat nuk varen vetëm nga spanjollet. Në Wanda Metropolitano ndeshja u zgjidh në pjesën e dytë me një supergol të Griezman dhe në fund dyfishoi Gameiro. Spanjollet shkojnë të luajnë ndeshjen e fundit në Londër ndaj Chelsea, por Roma mjafton të fitoje takimin e vet kundër Karabak në Olimpiko dhe shkon më tej. Chelsea siguroi kualifikimin pasi fitoi 4 me 0 në Azerbajxhan kundër Karabak të Ansi Agollit, ku golat u shënuan dy herë nga William dhe me pas nga Hazard dhe Fabregas.

 

Në grupin B, PSG mori fitoren e  pestë në grupe duke shkatërruar 7 me 1 skuadrën e Celtic. Neymar shënoi dy gola, ashtu sikurse edhe Edinson Kavani ndërsa realizimet e tjera të francezeve erdhën nga Verrati, Mbape dhe Dani Alvesh.  Në vendin e dytë me 12 pikë është Bayern që fitoi ne Belgjike 2 me 1 kundër Anderlecht. Levandovski dhe Toliso e bene te pavlefshëm golin e barazimit të përkohshëm nga Hani.

 

Ndërkohe ne grupin A, Basel dhe Cska vazhdojnë duelin në distance për vendin e dytë. Zviceranet fituan fale një goli në fund të Mikael Lang ndaj Manchester United që ishte kualifikuar më herët. Basel ka 9 pikë, po aq sa ka edhe Cska Moske që fitoi 2 me 0 në fushën e vet ndaj Benfices. 7 nga 8 takimet e mbrëmjes u transmetuan në Vizion Plus dhe platformën Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *