Barcelona dhe Bayern Mynih janë dy ekipet e fundit që prenë një bilete për në çerekfinalet e Uefa Champions League.

 

Vëmendja në sfidat e fundit të 1/8 ishte e gjitha e përqendruar në Camp Nou, aty ku Barcelona dhe Chelsea i dhanë jete një sfide te bukur dhe tepër të luftuar.

 

Ndryshe nga sa tregon rezultati 3 me 0 në favor te katalanasve, ndeshja për të paktën 65 minuta ka qenë tepër e forte. Katalanasit e nisën në mënyre fantastike përballjen shtëpiake pasi Messi pas një kombinimi me Dembele dhe Suarez, arriti të mposhte portiern Kurtua me një gjuajte tepër të zgjuar poshtë këmbëve të portierit belg.

 

Disavantazhi nuk demoralizoi anglezet të cilët nisën të krijojnë disa episode të rrezikshme në zonën e Barcelonës, por problemi me i madh i skuadrës së Conte ishte finalizimi i dobët. E në momentin më të mirë të miqve doli në skene sërish Messi. Fantastik me rikuperimin e një topi ne mesfushe dhe me tej pas driblimit të dy kundërshtareve shërbeu për Dembele që dyfishoi rezultatin .

 

U duk një sfide e mbaruar por nuk ishte e këtij mendimi skuadra e londinezeve e cila krijoi në fund të pjesës së parë disa raste të mira për shënim. Fillimisht Markos Alonso u ndal nga Shtegen, më pas Kante gaboi rëndë para portierit vendas i cili në fund ishte me fat kur goditja e dënimit e Alonsos shkoi në shtylle.

 

Pjesa e dytë nisi ashtu sikurse mbaroi e para. Me blutë e Londrës me agresive dhe me afër golit në dy-tre momente sërish, madje edhe me një pretendim për penallti pas rrëzimit në zonë të Markos Alonsos.

 

E si zakonisht për të mbyllur llogarite mendoi Leo Messi, fantastik me golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij në minutën e 63. Një gol që gjunjëzoi përfundimisht Chelsean.

 

Më herët Bayern Munchen i kishte dhënë një tjetër leksion futbolli turqve të Besiktas duke i mundur edhe ne sfidën e dytë. Ketë herë gjermanet fituan 3 me 1 ndryshe nga rezultati i parë në fushën e tyre që ishte 5 me 0.

 

Sa i takon kronikes, Tiago Alcantara shënoi golin e parë, më pas një autogol i Gonul i çoi shifrat në 2 me 0 për gjermanet para se Vagner Love të shkurtonte diferencat.

 

Në fund Sandro Vagner shënoi edhe golin e trete për Bayern.

 

Ky ekip së bashku me Barcelonën iu bashkuan Realit, Liverpulit, Romes, Sevilles, Manchester Cityt dhe Juventusit si ekipet që do përplasen me njeri-tjetrin ne shortin e se premtes për çerekfinalet e Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *