Subscribe

Edhe pse duket e pabesueshme, banorët e Shkopetit, prej 10 vitesh vuajnë për nje urë. Ajo u dëmtua krejtësisht në 2010-tën kur u hapën portat e hidrocentralit të Shkopetit.

 

Zgjidhjen për këtë, banorët u detyruan ta gjenin vetë edhe pse rezultoi jo shumë afatgjatë.

 

Ndonëse banorët e gjetën një zgjidhje duke kaluar nga njëra anë e lumit Mat në anën tjetër me disa fuçia, prej tre muajsh ata kanë mbetur totalisht të izoluar për shkak se rrapi ku kishin vendsour kavot që tërhiqnin fuçiat nga një anë në tjetrën e ka rrëmbyer sërisht uji pas hapjes së portave të hidorcentralit të Shkopetit.

 

Aleksandër Malçi, banor në Shkopet, tregon se të gjithë banorët duhet të ngjisin malin për të dal në rrugën nacionale.

 

Tu jetu si në kohën e Migjenit. Kemi pas vënë një litar me fuçia hekuri. Uje i ka këputur, ka marrë dhe pjesën e Rrapit ku e kemi pas lidhur litarët. Tani ka tre muaj qe çajmë malin 4-5 orë në këmbë…

Por çfarë masash ka marrë Bashkia e Kurbinit për këtë problem?

 

Kemi qenë te bashkia, thonë do shohim, por ne asgjë nuk shohim. Këtu u bë 10 vjet. Banorët i kanë të gjitha rrobat brenda në shtëpi. Një kushëriri im ka dalë me qera për 50 metra urë, ka dalë me qera. Apeli është të bëhet kjo urë, shteti në rregull, ne në rregull.

 

Banorët tashmë kanë mbetur pa shpresë se do t’i kthehen normalitetit për levizjen nga njëra anë në tjetrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *