Subscribe

Për të treten ditë me radhë banoret e Rinasit dhe fshatrave ngjitur po protestojnë në lidhje me ndryshimin e itinerarit të lëvizjes në rrugën e aeroportit që është  bërë vetëm me një sens.

Banorët kanë dalë bashkë me familjet e tyre në rrugë duke bllokuar edhe rrethrrotullimin e aeroportit të Rinasit.

Madje të ulur në tokë shihen edhe fëmijet e tyre të cilët nuk kanë shkuar në shkollë këtë të mërkurë.

Banoret thonë se është absurde që ata duhet të bëjnë disa kilometra për të lëvizur në zona perreth, madje edhe për të cuar fëmijet në shkollë, vetëm për shkak të vendimit të ARRSH.

Një ditë më parë protesta dhe bllokimi I rruges u shpërnda nga policia, teksa nuk munguan as përplasjet fizike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *