Banorët tokat e të cilëve preken nga ndërtimi i Bypassit Fier –Levan, por edhe punonjës të ish-firmës “Serenissima” protestuan duke bllokuar aksin rrugor Fier- Seman.
Ata kërkuan nga qeveria marrjen e masave për zgjidhjen e ngërcit të pagesave të pakryera nga nënkontratorët e firmës italiane.
Banorët u mblodhën në zonën ku po punohet nga kontraktorët. Me thirrjet “duam paratë tona”, protestuesit bllokuan për rreth një orë punimet.
Në mbështetje të protestes ishte edhe deputeti i Partise Demokratike Luan Baci.
Ky i fundit mohoi që opozita te jete organizatore e protestes.