E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Banorët e Durrësit nuk marrin bonusin e qirasë/ Reagon bashkia: Fajin e kanë bankat

Banorët e Durrësit, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ankohen se nuk kanë marrë bonusin e qirasë.

Edhe pse prej gjashtë muajsh janë shpërngulur në banesa te tjera, ata thonë se kanë marrë nga bashkia vetëm katër këste.

Reklamë

Për banorët, jetesa gjatë kësaj periudhe është bërë më e vështirë pasi janë vendosur nën presion nga ana e qiradhënësve për çështjen e lekëve.

Në lidhje me këtë shqetësim, Bashkia e Durrësit tha për “Vizion Plus” se ngërçi është krijuar për shkak të vonesave të shkaktuara nga ana e bankave.

Sipas bashkisë, kete te premte ka kaluar kësti i pestë i bonusit të qirasë për një pjesë të qytetarëve në katër banka të nivelit të dytë, ndërsa në ditët në vijim do të përfundojë likuidimi dhe për pjesën tjetër të banorëve. 

Më shumë video

Reklamë