Banorët e Astirit, që preken nga projekti i Unazës së Madhe, e kanë nisur Vitin e Ri 2019 me protesta.

 

Ata kanë bllokuar sërisht pasditen e kësaj të marte kalimin e mjeteve nga Pallati me Shgjeta deri tek Sheshi Shqiponja, ndërsa I kanë drejtuar qeverisë 6 kërkesa për t’i plotësuar.

 

Në kërkesat e përpiluara për qeverinë, ata kanë kërkuar:

 

-Anulimi i projektit të Unazës së Madhe;

 

-Rifillimi i procesit të legalizimit për të gjitha banesat;

 

-Rregullimi i kushteve të transportit publik në kryeqytet;

 

-Ulja e çmimit të karburantit dhe rritja e cilësisë së tij;

 

-T’u jepet punonjësve të policisë rroga e 13; orët suplementare dhe pagesa e dietave;

 

-Plotësimi i kërkesave të studenteve dhe rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë.

 

Ndërkohë, në protestën e kësaj të marte nuk kanë munguar as tensionet mes banorëve dhe drejtuesit të një mjeti, i cili shprehu pakënaqësi për bllokimin e rrugës.

 

Ne proteste mori pjese dhe deputeti i PD, Klevis Balliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *