Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka inspektuar pasditen e të shtunës banesat e dëmtuara nga tërmeti i datës 4 janarë në fshatin Kuç të Vlorës.

 

Gjatë inspektimit, Çako tha se emergjencat civile në bashkëpunim me pushtetin vendor do të bëjnë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në banesa.

 

“Jemi duke parë nga afër situatën pas tërmetit të datës 4 janar në fshatin Kuç. Së bashku me pushtetin vendor do të bëjmë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në banesa por edhe në shkollën e fshatit. Emergjencat  Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë banorëve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *