Kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër këtë të hënë punimet në një nga kantierët e rindërtimit në Kavajë. Ministri Ahmetaj tregoi detaje nga plani për kompleksin e ri.

ARBEN AHMETAJ
MINISTËR I RINDËRTIMIT

“Janë 2 zona në Kavajë ku do të ndërtohen banesat kolektiva. Në zonën e parë do të ndërtohen 4 pallate dhe do të kenë 135 apartamente, ndërsa në zonën tjetër do të ndërtohen edhe 120 apartamente të tjera. Po ashtu, do të ndërtohen edhe 2 pallate me 40 apartamente të tjera.”

 

Ahmetaj tha se do ndërtohen dhe 300 apartamente për familjet të cilat e humbën banesën e tyre pas tërmetit të 26 nëntorit ndërsa gjithçka pritet të mbarojë brenda 7 muajsh.

Më pas kryeministri Rama inspektoi dhe punimet në shkollën 9-vjeçare ”SHTODHËR ” e cila gjithashtu është restauruar pas dëmtimeve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *