“Banda kërcënon zgjedhjet”/ Meta: Populli të ngrihet për të mbrojtur demokracinë

Edhe pse një ditë pushimi zyrtar, Presidenti Ilir Meta vendosi të dilte në një konferencë për shtyp për të denoncuar atë çfarë ndodhi pak ditë më parë në selinë e Frymës së Re Demokratike.
Pasi paraqiti me tone të qeta të gjitha faktet, të cilat, sipas tij, i japin të drejtë FRD-së, dhe gjejne në shkelje Bashkinë e Tiranës, kreu i shtetit iu drejtua gazetarëve me një pyetje:
“Doni më fakte për bandën që kërkon të dhunojë pluralizmin politik dhe zgjedhjet e lira?”
E pas kësaj, kreu i shtetit iu kthye toneve kërcënuese dhe thirrjeve të ngjashme me ato të 2 marsit 2020, por edhe korrikut 2019.
“Presidenti i Republikës nuk ka për të heshtur asnjë skeond dhe i bënë thirrje të gjithë popullit shqiptar për të mbrojtur lirinë e tij nga kushdo.”
Meta kishte një mesazh dhe për ata që kanë kritikuar sjelljen e tij
“Mos prisni një president të përsosur në këtë krizë të tmerrshme që ka pllakosur demokracinë dhe drejtesinë në vendin tonë.”
Dhe per reagimin e tij dhe të popullit, Meta iu referua nje shteti, ndoshta jo pa qellim
“Nuk do të reagojme si populli i Kirgistanit, sepse ne e pësuam njëherë në 2017, duke pritur nga te tjerët që të na garantonin zgjedhje të lira e të ndershme.”
Presidenti u shpreh se jane dy institucione që ruajne demokracinë, i pari ai dhe i dyti populli.
“Përballë nesh eshte nje bande. Nje bande nderkombetare dhe nje lokale qe ka marr persiper te pastroi parate e Ndraghetas duke shtypur dhe dhunuar popullin, dhe sa here ta ftojne Presidentin në beteja, aty do ta kenë me të gjithë popullin e Shqipërisë.”
E ne fund, ai u sigurua të nënvizojë se kjo nuk është një betejë personale e tij, por për popullin.
“Nuk lejon Ilir Meta instalimin e Juntes. Se Ilir Meta nuk po ben nje beteje per vete por per gjite popullin se eshte detyre e Presidentit t’i dal per zot Kushtetutes dhe nuk pret nga askush qe t’i dal per zot Kushtetutes se Shqiperise, gjakut te derdhur per demokraci, gjakut te Havzi Neles, bijte e xhelatëve qe s’kane kërkuar falje akoma duan te terrorizojne nje popull te tere me hajdute, trafikant, këlyshët e Ndragetes, përgjigje do ta arrin kudo nese do vazhdojne ne kete rruge dhe përgjigja do te jete nje popull i tere problematik ndaj ca letrave, spacatoreve, horrave…”




