Sekuestrimi i nje sasie droge me vlere 180 milionë euro i ka shërbyer liderit te opozitës Lulzim Basha per te lëshuar alarmin se ndodhemi para nje katastrofe pasi ekonomia po kriminalizohet

 

Prej kohesh PD ka leshuar alarmin se paratë e drogës po investohen ne ndërtim dhe Basha e ka ilustruar ketë akuze me shifrat e publikuara nga vete Instituti i Statistikave.

 

Basha ka lëshuar nje prej akuzave me te forta per bashkinë e kryeqytetit.

 

Paratë e krimit sipas Bashes po pastrohen edhe me skemën e partneritetit publik privat, duke nënvizuar ketu inceneratoret.

 

Pasi ka shpjeguar deformimet qe po pëson struktura e ekonomisë se vendit, Basha duke iu referuar serish Instatit ka theksuar se qytetaret sot jetojnë me keq.

 

Basha ka shpjeguar disa nga paradokset qe po ndodhin me ekonominë ne vend, duke iu referuar Institutit te Statistikave siç është rritja e punësimit te moshat mbi 64  vjeç apo ulja e numrit te te punësuarve ne bujqësi me rreth 17 mije persona, ndërkohe qe ky sektor ka pësuar rritje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *