Të arrestuarit gjatë megaoperacionit Ura, njihen sot me masën e sigurisë nga togat e gjykatës së Posaçme. Nga 29 persona për të cilët është lëshuar urdhërarrest, për 14 prej tyre do të bëhet rivlerësimi i masave.
Ndërkaq, 5 të tjerëve u është komunikuar masa në gjykatat e zakonshme ndërsa 7 janë kapur në Itali dhe pritet ekstradimi i tyre. Në 40 episode të ndryshme të dokumentuara nga prokuroria italiane dhe ajo shqiptare, organizata kriminale, ndër më të fuqishmet, me detyra të mirëorganizuara, ka trafikuar lumenj droge që kapnin vlera marramendëse në treg.
Në një prej ngarkesave të drogës, 225 kilogramë kokainë, hetuesit kanë arritur të gjurmojnë itinerarin nga vendi i origjinës, Amerika Latine, deri në portet e Europës, e në shpërndarjen e tyre, vlera e së cilës shkonte gjysmë milionë euro.
Në Shqipëri përmes portit të Vlorës dhe atij të Durrësit, që ishte dhe epiqendra e aktivitetit kriminal, bëhej kalimi i parave të pista përmes shoqërive të transportit.
Operacioni, i para 3 ditëve u shtri edhe në Vlorë, Fier e Tiranë.
Të sekuestruara kanë përfunduar disa shoqëri tregtare, ndërsa dokumentimi i aktivitetit kriminal të tyre është provuar edhe nga komunikimet në SKY EÇ dhe nga deklarimet e të penduarve të drejtësisë. Nga operacioni janë bllokuar 11.5 milionë euro dhe asete.
GJKKO dhe Gjykata e Barit konfirmuan 52 masa sigurie, 49 prej të cilave arrest me burg. Ndërkohë që vijojnë kërkimet për të gjithë ata persona ndaj të cilëve nuk është ekzekutuar ende masa e sigurisë, mes të cilëve është edhe Elvis Doçi i njohur si visi i pojës, që dyshohet se është dhe drejtuesi i organizatës.
Emrat
- Elvis Doçi (Visi i Pojës)
- Indrit Tafili
- Orget Shqevi
- Artan Sulejmani
- Orges Molla
- Sueld Elezi
- Ekil Nderjaku
- Hasan Nderjaku
- Altin Morina
- Armand Tragaj
- Rando Aliu
- Musa Korça
- Alfred Hysa
- Altin Pjetri
- Ligor Çombashi
- Edmond Çupi
- Naim Behluli
- Edison Cukaj (Çukaj)
- Serxhio Shkodra
- Bexhed Mema
- Emri Hysenaj
- Artuar Shkoza
- Sokol Istrefi
- Ervin Zeqiri
- Gezim Thartori
- Ledio Bardhi
- Juxhin Drazhi
- Erind Lasku
- Ervis Deti





