E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balluku: Ujësjellësit në të gjithë vendin do të menaxhohen nga ministria

 

Ministrja e  Energjitikës dhe Infrastrukturës do të marrë në menaxhim ujësjellësit në të gjithë vendin.

 

Pas mbledhjes së qeverisë së ditës së sotme, ministrja Belinda Balluku ka njoftuar se është miratuar projekt vendimi për trajtimin e ujrave të ndotura.

Reklamë

 

Ministrja është shprehur se sistemi i ujësjellësve në të gjitha bashkitë do të kalojnë në 15 ujësjellës qëndrorë të cilët do të menaxhohen nga Ministria e Infrasktrukturës dhe Energjitikës.

 

 Ky projekt do të zhvillohet në kuadër të rregullimit të të gjitha politikave për sa i përket ujrave të ndotura dhe trajtimit të tyre.

 

Ky ishte projektvendimi më i rëndësishëm i miratuar ditën e sotme ndërsa është miratuar gjithashtu edhe projektvendimi për miratimin e marrëveshjes ndryshuese të huasë së Republikës së Shqipërisë (përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) dhe projektvendimi tjetër për shtimin e huasë për segmentin rrugor Qukës-Qafë Pllocë.

Një projektvendim ishte edhe për njohjen e ndërsjellë të patentave me Arabinë Saudite.

Vazhdo të lexosh

Reklamë