E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balluku takim me zyrtaren e lartë amrikane/ Zbardhen diskutimet

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, Jennifer Granholm.

Balluku bën me dije se gjatë takimit diskutuan mbi progresin e Shqipërisë në drejtim të reformimit qoftë në sektorin energjetik, ashtu dhe në drejtësi apo për përmirësimin e klimës së biznesit.

“E nderuar të zhvilloja një takim të gjatë dhe konstruktiv me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, Jennifer Granholm, ku diskutuam gjerësisht mbi progresin e Shqipërisë në drejtim të reformimit qoftë në sektorin energjetik, ashtu dhe në drejtësi apo për përmirësimin e klimës së biznesit. Rikonfirmuam angazhimin e ndërsjelltë për bashkëpunim të ngushtë dhe të koordinuar, si dhe shqyrtuam mundësitë për projekte të reja të përbashkëta dhe në sektorë energjetik avangardë”, shkruan Balluku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë