Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 July 2026
Vizion fokus

“Lamallari do kishte arrestuar të gjitha pulat që të...

“Aplikoni për të zgjeruar biznesin”, Koçiu: Qeveria mbulon deri...

Spiropali: Ka ardhur koha për të ndryshuar këtë sistem...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, seanca...

Siçilia po digjet nga zjarret, vatra të mëdha edhe...

4 policë në urgjencë, Balla: Dhuna u orkestrua nga...

Refuzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të...

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Balla: Ju...

Balla i përgjigjet Bardhit: Plotëso kërkesën e protestuesve, ço...

Kreu i Partisë “Mundësia” u ndalua nga Garda, Kapri:...

“Balluku”, Rama flet për votimin në Kuvend: Çështja është mbyllur, liria e deputetit s’mund të kufizohet me teori të përgjithshme

15 Mars 10:58

Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin “Flasim” për votimin e fundit që u bë në Kuvend, ku me shumicë votaash u rrëzua këresa e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Teksa vuri në pah faktin që çdo deputet, ashtu si njerëzit e thjeshtë duhet të hetohet nga drejtësia për shkeljet e kryera, për rastin e Ballukut, Rama tha se nuk ka pasur prova konkrete, por thjesht teori të përgjithshme. Për këtë arsye shtoi Rama, liria e deputetit nuk mund të kufizohet.

Lexo edhe :

Related Posts

“Balluku çështje e mbyllur”, Berisha i përgjigjet Ramës: Mbaron vetëm me largimin tënd!

“Kuvendi i Shqipërisë i dha fund një diskutimi, debati, polemike, përplasjeje të gjatë lidhur me kërkesën për të autorizuar heqjen e lirisë së një deputeti.

Dhe çështja e deputetes Belinda Balluku, sipas meje, sipas nesh, është një çështje e mbyllur.

Kuvendi u shpreh pasi trajtoi me shumë përgjegjësi dhe me kujdesin më të madh të gjithë çka iu vu në dispozicion dhe nuk e autorizoi kërkesën me vlerësimin se kërkesa është në vazhdën e një kuturisjeje, e cila nuk mund të vazhdojë pafundësisht, ku njerëzit trajtohen si të ishin mjete në dispozicion të luftës kundër korrupsionit, edhe kur nuk bëhet fjalë për korrupsion, edhe kur nuk bëhet fjalë për përvetësime për interesa personale, edhe kur nuk bëhet fjalë për ndonjë arsye që mund të pengojë zhvillimin e hetimeve dhe merren edhe futen brenda, duke praktikisht e kthyer Shqipërinë në delen e zezë të Këshillit të Europës, të të gjitha vendeve të Këshillit të Euopës, jo të Bashkimit Europian, si vendin me më shumë të paraburgosur, pra të kyçur brenda pa gjyq, sesa të burgosur, pra të gjykuar dhe të dënuar.

Deputeti është i barabartë përpara ligjit, kjo nuk diskutohet. Si çdo shtetas tjetër mund dhe duhet të hetohet nëse ka arsye për hetim, por liria e deputetit si e çdo shtetësi tjetër, nuk mund të kufizohet thjesht dhe vetëm me fjalë të përgjithshme apo me teorinë që prokurori dhe gjykatësi janë të pavarur dhe ata bëjnë çfarë të duan”, tha Rama.

Kryeministri shtoi më tej:

“Në këtë rast, siç dihet botërisht, kemi të bëjmë me një çështje ku prokurori ka ngritur me të drejtën e vet dyshimin dhe ka nisur hetimin dhe pastaj ka ngritur akuzën për shkelje të barazisë në tendera rreth gjashtë vite më parë dhe nga ana tjetër nuk ka akuzë për korrupsion, nuk ka  akuzë për përvetësim fondesh, nuk ka asnjë skenë flagrance, asnjë provë që të çon në këtë drejtim.

Dhe Kodi i Procedurës Penale është shumë i qartë: Mosdhënia e autorizimit për arrest nuk e pengon prokurorinë të vijojë hetimin apo të kërkojë masa tjera. Pra, hetimi vazhdon dhe drejtësia nuk pengohet. Nga ana tjetër, deputetja nuk ushtron më asnjë funksion ekzekutiv. E gjithë kërkesa ishte aty, kur ajo e ushtronte funksionin ekzekutiv dhe pavarësisht se ajo nuk është më në detyrë, prokuroria vazhdoi të kërkojë të njëjtën gjë, duke harruar se faktikisht nuk kishte asgjë të re që kishte ndodhur, përveç faktit që deputetja ishte thjesht një deputete dhe që nuk ka më asnjë kapacitet të ndikojë në asgjë për sa i përket hetimeve”.

Rama hodhi poshtë idenë për bllokimin e negociatave dhe antarësimin në BE pas këtij vendimi.

“Dhe dua të shtoj këtu, se të gjithë ata që vunë kujën për integrimin dhe për anëtarësimin në Bashkimin Europian, që na qenkej kaq afër, kini parasysh, janë po ata të cilët deri në këtë moment predikonin ditë,natë se integrimi dhe anëtarësimi ishin shumë larg. Se integrimi dhe anëtarësimi ishte “një ëndërr që unë e shisja për shqiptarët por që s’e besoja as vetë”, se “ne kurrë nuk do anëtarësoheshim në Bashkimin Europian” dhe papritur në të gjitha tenxheret u ngritën përpjetë kapakët sepse ëndrra u prish në çastin e fundit.

Këta janë në rastin më të mirë qesharakë, në rastin më të keq janë, jo vetëm injorantë, por janë dhe shumë të ligj. Por, unë ju siguroj që asnjë mënyrë që rruga jonë drejt anëtarësimit nuk është bllokuar dhe nuk do bllokohet për këtë shkak.

Është e vërtetë që kemi pasur një diskutim shumë konstruktiv me disa partnerë, të cilët kanë një opinion të ndryshëm, të cilët kanë komplet një tjetër qasje ndaj imunitetit në vendet e tyre se në vendet e tyre nuk fillon dot asnjë hetim pa marrë një herë autorizimin e parlamentit. Ne nuk kemi imunitet të kësaj natyre në Shqipëri. Ne kemi vetëm garanci për mbrojtjen e lirisë së deputeteve dhe kaq

Të tjerat kur thoshte At Gjergj Fishta janë dokrra hini”, tha Rama./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

“Lamallari do kishte arrestuar të gjitha pulat që të mos pillnin vezë”, Korreshi ironi me ministrin: Ato janë armët e “terroristëve”

më shumë...

“Aplikoni për të zgjeruar biznesin”, Koçiu: Qeveria mbulon deri në 70 për qind të kolateralit

më shumë...

Spiropali: Ka ardhur koha për të ndryshuar këtë sistem politik! Berisha: Dhunë barbare ndaj protestuesve, një person në koma te Trauma

më shumë...

QSUT: 17 persona po marrin trajtim mjekësor pas protestës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:29

Dita e fundit e Mërkurit në retrograd!...

2:15

“Lamallari do kishte arrestuar të gjitha pulat...

1:56

“Aplikoni për të zgjeruar biznesin”, Koçiu: Qeveria...

1:25

Spiropali: Ka ardhur koha për të ndryshuar...

1:14

QSUT: 17 persona po marrin trajtim mjekësor...

1:09

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet QSUNT dhe...

1:04

Digjen plehrat e Fushë-Krujës, tymi toksit mbulon...

12:52

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë...

12:51

Siçilia po digjet nga zjarret, vatra të...

12:38

Ishte futur për t’u larë në det,...

12:21

Pesë persona shoqërohen nga policia pas protestës...

11:58

Lamallari-opozitës: Po ktheheni nga parti e molotovarëve...

11:28

U arrestua një ditë më parë për...

11:20

4 policë në urgjencë, Balla: Dhuna u...

11:16

Refuzohet kërkesa e PD për zgjatjen e...

11:07

Dyshohet se p*rdhunoi 27-vjeçaren me probleme të...

11:06

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”,...

10:55

Balla i përgjigjet Bardhit: Plotëso kërkesën e...

10:54

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Andi Deda...

10:48

“Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve”, Bardhi-Ballës: Rrezikojnë të...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Fëmija 1-vjeçar në burg me nënën në Pojskë, ky është a...
  • Fermerët në Dimal: Po falimentojmë, jemi zhytur në kredi, nu...
  • Spiropali: Ka ardhur koha për të ndryshuar këtë sistem polit...
  • SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Ervis Martinajn, Nuredin...
  • Pesë persona shoqërohen nga policia pas protestës para Kuven...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.