Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku ka intensifikuar inspektimet për punimet në unazën e madhe të Tiranës.
Afati i vendosur për të hapur për qarkullimin në 31 dhjetor sipas saj është një afat sfidues, i cili do të realizohet.
Në lotin 4 punimet janë në fazën e asfaltimit, ndërsa puna vijon me turne për të arritur që segmenti të jetë funksional për qarkullimin.
Aktualisht po punohet në 7 lote të unazës së madhe të Tiranës. hapja e tyre për qarkullim në fund të muajit do të shënojë dhe përfundimit e një prej veprave të mëdha infrastrukturore.