Subscribe

Gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës është drejt finalizimit. Brenda dy javësh, Ministria e Infrastrukturës do të ketë një emër të kompanisë fituese që do të ndërtojë këtë projekt madhor.

“Komisioni i vlerësimit të ofertës është në fazën e tij të shqyrtimit dhe unë besoj se brenda dy javësh, ndoshta dhe më herët, ne do të kemi një fitues të këtij projekti të rëndësishëm. Mënjëherë do të nisin negociatat për të lidhur kontratën dhe për t’i hapur rrugë nisjes së punimeve në terren”, sqaroi ministrja Balluku në E-ZONË.

Ndërkohë, sipas premtimeve, në muajin prill nis operimin edhe aeroporti i Kukësit, çka do të thotë se Shqipëria pritet të ketë tre aeroporte, duke ndikuar në ofrimin e një shërbimi edhe më konkurrues për qytetarët./ Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *