Subscribe

Problemet me shpronësimet janë tejkaluar dhe punimet në bypassin e Tepelenës kanë rifilluar.

 

Kjo vepër publike është e rëndesishme pasi do të bëjë të mundur lidhjen mes dy segmenteve, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë.

 

Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku, inspektoi punimet të cilat kanë përfunduar në 70 % të tyre.

 

 

 

“Nga fillimi i shtatorit ARRSH ka marrë dosjen nga ministria dhe jeni duke bërë plotësimet e fundit, pasi ne shpesh herë problematika na vjen edhe nga vetë pronarët, të cilët dëshirojnë të shpronësohen, por nuk sjellin dokumentacionin e duhur. “Nuk është thjesht një bypass, i cili do të ndihmojë dhe do të shfryjë të gjithë trafikun, që kalonte nga brenda qytetit, por është një vepër shumë e rëndësishme dhe për vetë Tepelenën si qytet, pasi poshtë kemi krijuar shëtitoren buzë lumit, që e kthen në një pikë turistike me interes shumë të madh,- u shpreh ministrja Balluku.

 

 

 

Por pavaresisht ecurisë së punimeve si dhe zgjidhjes së problemeve të shpronësimeve, nuk ka ende një afat konkret se kur do të përfundojnë punimet në këtë vepër publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *