Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar këtë të diel ecurinë e punimeve në bypass-in e Vlorës.

Duke e cilësuar një zonë gjeologjike problematike, Balluku deklaroi se po punohet me ritme të shpejta. Ajo parashikon se ky segment do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit turistik.

“Problemi vjen edhe nga studimi gjeologjik i munguar i bërë në vitin 2009 pa treguar të gjitha të fshehtat e nëntokës që ne po përballemi sot. Surpriza më e madhe ka qenë një nga shpellat, që na hëngri goxha kohë. Kemi gjetur rreth 25 shpella të fshehura deri tani. Ne kemi gjetur këto lloje shpellash që na kanë frenuar disi procesin. Kemi premtuar se ky bypass do jetë i hapur gjatë sezonit të verës”, tha më tej Balluku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *