E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ballkani në rrezik nga tornadot

Agjencitë meteorologjike europiane paralajmërojnë se dita e premte do të shoqërohet me mot të ashpër në të gjithë kontinentin e vjetër.

 

Sipas parashikimeve, vala e vazhdueshme e nxehtësisë në pjesën juglindore të Europës dhe Turqisë do të pasohet me stuhi shiu dhe breshëri, por nuk përjashtohen as tornadot.

 

Reklamë

Rrezik i lartë është lëshuar për Kroacinë Jugore,Bbosnjë Hercegovinën, Serbinë jugperëndimore, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe veriperëndimin e Maqedonisë së Veriut me një kërcënim për erëra të forta, breshër, reshje të rrëmbyeshme me përmbytje dhe tornado.

 

Sipas meteorologëve, duke pasur parasysh erërat mjaft të forta jug-juglindore përgjatë bregdetit juglindor të Adriatikut, Kroacia, dhe më në jug përgjatë Malit të Zi në bregdetin shqiptar, edhe një tornado e fortë nuk mund të përjashtohet.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë