Subscribe

Ballkani perëndimor vijon të përballet me rritjen e numrit të të infektuarve nga virusi covid 19 ndërsa edhe bilanci i viktimave është rënduar. Mali i Zi ka rikthyer gjendjen e pandemisë, pasi e shpalli të përfunduar më 2 qershor.

Autoritetet kanë pranuar se vendi ka numrin më të madh të rasteve aktive për 100,000 banorë në rajon, me 309 të tillë.

Maqedonia e Veriut është në vendin e dytë, me 167 infeksione aktive për çdo 100,000 qytetarë, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina vjen e treta, me 109. Serbia ka 66 raste aktive për çdo 100,000 banorë, Shqipëria 62 dhe Kroacia 28.

Veshja e maskës mbrojtëse në mjedise të hapura dhe të mbyllura është e detyrueshme në territorin e Malit të Zi, përveç plazheve dhe parqeve kombëtare, me kushtin e mbajtjes së distancës fizike. Tubimet janë të kufizuara në 40 persona në vende të hapura publike, dhe në 20 persona në vende të mbyllura.

Edhe vendet e tjera të rajonit kanë shtuar masat në rritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor ndërsa mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura është gjithashtu e detytuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *