Subscribe

Kreu i qeverisë, Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë u shpreh se sot jetojmë në një epokë tjetër dhe Shqipëria pret me krenari dhe respekt aleatët e saj dhe partnerët.

Rama: Jam i lumtur që një punë e nisur prej shumë kohësh, arriti të përfundojë dhe këtu bashkë me ne janë edhe plot miq, partnerë, aleatë. Kjo bazë është e transormuar dhe e gatshme si një bazë e re e NATO-s me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Kjo është një bazë e cila është element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, i cili e dimë mirë se është një rajon jo i parrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet e Federatës Ruse. Riaktivizimi i këtij aeroporti ushtarak është pjesë e ripërtëritjes dhe rritjes së mëtejshme cilësore të flotës tonë ajrore. Dy helikopterët e rij Black Hawk dhe dronët Bayraktar janë pjesë e një rritjeje që do të vazhdojë. Uroj shumë që baza e NATO-s të sjellë për banorët e zonës mundësi të reja punësimi si dhe mundësi tëreja për gjithë zinxhirin e shërbimeve.

Lexo edhe :

Related Posts

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *