Subscribe

Pas Shkupit, “Ballkani i Hapur” do të mbledhë liderët e tre shteteve në Beograd, në një përpjekje për të çuar më tej lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave për qytetarët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Kësisoj takimi i së enjtes mes kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Alexandër Vuçiç dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, do të paraprihet nga një takim me përfaqësues të kompanive nga të tre shtetet si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

 

Në një konferencë për shtyp mesditën e 4 nëntorit, Rama, Vuçiç dhe Dimitrov do të prezantojnë përfundimet në një konferencë për shtyp.

 

Takimi i fundit në kuadër të nismës për bashkëpunimin rajonal u përmbyll me 3 marrëveshje bashkëpunimi, që konsistojnë në mbrojtjen reciproke në rast katastrofash, lehtësimin e import-eksporteve, për të eliminuar barrierat dhe kontribuar në ecurinë ekonomike të vendeve të përfshira, si dhe lëvizja e lirë e njerëzve dhe lejimi i punësimit në Rajon.

 

 

PROGRAMI

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve

 

09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë
Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.

 

10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik
Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.

 

10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin
Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla
Dimitrov

11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *