Subscribe

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e pyetur për nismën “Ballkani i Hapur”, nëse është një mënyrë për t’i dhënë paqe rajonit, ajo u shpreh se mirëpritet prej saj çfarëdo inicitivë që është brenda procesit të Berlinit.

 

“Po të shikojmë ecurinë ekonomike, si ky treg rajonal, mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që ne po përdorim, dhe po shtyn këtë proces dhe integrimin përpara në kuadër si të 6 vendet e rajonit do të përfitojnë. Cfarëdo lloj iniciative që është brenda procesit të berlinit, mirëpritet nga ne. Nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët por kontekstin, që i fton të gjithë të jenë pjesë e tyre, thellon marëdhëniet, që të këtë një integrim të thellë të ekonomike, se është pjesë e procesit.”

 

Më tej, Ursula von der Leyen ka dhënë detaje nga plani i investimeve të BE për Ballkanin Perëndimor. Ajo ka zbuluar se dy propozimet nga Shqipëria janë projektet e rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës-Podgoricë dhe hidrocentralit të Fierzës.

 

“Sa i përket rimëkëmbjes, kemi investuar në mënyrë të konsiderueshme. Kemi mobilizuar 3.3 miliardë euro, Shqipëria ka marrë 230 milion euro për t’ju ndihmuar me pasojat e pandemisë. Pasojat ishin të mëdha. Sigurisht këtu kishim të bënim me pajisje mjekësore për rimëkëmbjen ekonomike. Tani duhet rimëkëmbje solide, ky është partneritet i barabartë. Qytetarët e Shqipërisë meritojnë një të ardhme të gjelbër e dhixhitale. Meritojnë vende pune të mirëpaguara, ky është plani ynë i investimeve, ekonomike për Ballkanin. Kemi vënë në tryezë 9 miliardë euro. Ju bëni propozime për projekte cilësore, solide, të forta që së bashku të sjellim më shumë se 20 miliardë euro të tjera. Ky është objektivi ynë, kemi sjellë 500 milione uro. Do të propozojmë dhe një shtesë prej 600 milion eurosh për këtë vit. Le të kemi një sukses në këtë plan. Po bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, po bashkëpunojmë si partner duke identifikuar projektet më të mira, krijuar vende pune, dua të them që për Shqipërinë do të punojmë për rehabilitimin e Tiran-Durrës-Podgoricë dhe Fierzën. Këto dy janë prej projekte, ju i keni propozuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *